Nll-ill-webb.png

Kështu ndikohesh nga Lista kombëtare e ilaçeve

Në këtë faqe mund të lexosh se kush mund të shoh se çfarë të është shkruar nga mjeku dhe çka ke tërhequr nga farmacia. Ti informohesh po ashtu se si mund të ndikosh se cili informacion t’i tregohet personelit mjeksor dhe farmacitë

Ti mund të shikosh se cilat ilaçe dhe artikuj tjerë të janë përshkruar dhe i ke tërhequr nga farmacia, në mes tjerash në shërbimin digjital Läkemedelskollen. Që nga 1 maj 2021 thjeshtësohet ndarja e informacionit në mes të personelit shëndetësor kur ti kërkon mjekim. Informacioni gjendet në Lista kombëtare e ilaçeve.

Ti nuk mund të zgjedhësh që recetat tuaja të mos regjistrohen në Listën kombëtare të ilaçeve. Po ashtu nuk mund të zgjedhësh që të mos regjistrohen të dhënat për mbrojtje nga shpenzimet larta. Prandaj shtrohen kërkesa të larta që të dhënat tuja të mbrohen – vetëm personeli mjeksor dhe ai i farmacisë kanë autorizim të shikojnë recetat dhe ilaçet e tërhequra nga farmacia.

Kur ti i viziton organet shëndetësore

Personeli mjeksor ka nevojë për autorizim të sakt për të shikuar informacionin për recatat dhe ilaçet e tërhequra. Ata kanë nevojë edhe për pëlqimin tuaj për të shikuar atë informacion. Pëqlimin i’a jep mjekut, infermierit, dentistit apo ndonjë personeli tjetër mjeksor. Në raste të jashtëzakonshme ata mund të shikojnë informacionin p.sh. kur ti nuk mund të pyetesh për pëlqimin, psh. nëse je pavetëdije.

Për ty që je doz-pacient vlejnë rregulla tjera në krahasim me pacientë të tjerë.

Nëse nuk do të japësh pëlqimin

Pa pëlqimin tuaj personeli kompetent shëndetësor ka të drejtë të shikoj nëse të janë përshkruar ilaçe të posaçme dy vitet e fundit. Kjo për arsye që organet shëndetësore të ketë mundësi më të mëdha të identifikoj dhe parandaloj përdorimin e gabuar të ilaçeve, psh. ilaçet e klasifikuara si mjete narkotike.

Nëse do të fshehësh informacion ndaj personelit shëndetësor

Ti ke të drejtë të fshehësh receta dhe tërheqje specifike ndaj personelit mjeksor, kur e jep pëlqimin që ata të shikojnë recetat dhe tërheqjet tuaja. Por ata mund të shohin se ka të dhëna që janë fshehur.

Ti mund të përdorësh Läkemedelskollen për të fshehur një të dhënë në Listën kombëtare të ilaçeve. Ti në çdo kohë mund të zgjedhësh që t’a tregosh atë të dhënë.

Edhe nëse e fsheh të dhënën, atë mund ta shikoj personeli shëndetësor në situatat vijuese:

  • nëse je në situata emergjente dhe nuk mund të japësh pëlqimin tuaj
  • nëse je doz-pacient
  • nëse e dhëna gjendet
  • nëse e dhëna gjendet në zhurnalin mjeksor – ti duhet ta fshehësh të dhënën edhe në zhurnalin mjeksor në mënyrë që personeli të mos e shoh atë.

Mund të jetë e rrezikshme fshehja e informacionit të ilaçave

Nëse mjeku i juaj nuk mund të shoh informacionin për ilaçe tuaja mund të vështirësohet shmangia e ilaçave që kundërveprojnë apo reagojnë negativisht me njëra-tjetrën. Nëse fsheh informacion të recetave dhe tërheqjeve atëherë ti vet duhet t'i tregosh personelit për ilaçet tuaja në mënyrë që të jepet një mjekim i mirë dhe i sigurt.

Fshehja e tërheqjeve dhe recetave të letrës

Ti mund të fshehësh tërheqjet e bëra me recetë letre që personeli mjeksor të mos mund t’i shoh në sistemet e veta.

Që nga 1 maj 2021 regjistrohen recetat e letrës, me pak përjashtime, në Listën kombëtare të ilaçeve, para se të tërheqen ilaçet nga farmacia. Për t’i fshehur këto tërheqje ti duhet ta fshehësh recetën e ilaçit të tërhequr.

Kur e viziton një farmaci

Në mënyrë që personeli i faramcisë t’i dorëzoj produktet tuaja ata gjithmonë kanë të drejtë t’i shohin recetat dhe tërheqjet tua, por ata kanë nevojë për pëlqimin tuaj për të shikuar arsyen e terapisë në recetë.

Kur kërkon këshilla rreth përdorimit të ilaçeve

Nëse personeli i farmacisë do t’i shikoj recetat dhe tërheqjet për të dhënë këshilla pa të dhënë ndonjë produkt, ata kanë nevojë për pëlqimin tuaj. Arsyeja e terapisë në recetë nuk shihet asnjëherë gjatë këshilldhënies.

Nëse e ke fshehur një recetë dhe tërheqjet e recetës, apo tërheqjet me recetë letre për personelin shëndetësor, atëherë kjo nuk shihet as nga personeli i farmacisë gjatë këshilldhënies. Personeli i farmacisë nuk e sheh si ti ke fshehur informacionin në Litsën kombëtare të ilaçeve.

Ti mund të përdorësh Läkemedelskollen

Ti mund të shohësh informacion për recetat dhe tërheqjeta tuaja në disa mënyra: letra nga farmacia, farmacia online dhe shërbimi digjital Läkemedelskollen. Në Läkemedelskollen mund po ashtu të fshehësh të dhëna. Ti në çdo kohë mund të zgjedhësh që e dhëna të tregohet sërish.

Në mënyrë të thjeshtësuar mund të thuhet se Läkemedelskollen është një pasqyrë kundrejt regjsitrit Lista kombëtare e ilaçeve. Ti që je sëpuaku 18 vjet dhe ke letërnjoftim elektronik mund të bësh këto veprime në Läkemedelskollen:

  • të shohësh ilaçet që ti, fëmijët e tuaj nën 13 vjet apo kafshët shtëpiake, i keni marrë në recetë
  • të shohës se çfarë ke tërhequr nga farmacia
  • të menaxhosh dhe regjistrosh autorizimet për çështje farmacie
  • të shohësh se kur hynë në fuqi sistemni i zbritjes për koston e lartë të ilaçeve
  • të marrësh ekstrakt për të dhënat tua që gjenden në Listën kombëtare të ilaçeve dhe në Depo recatash Kafshë.

Läkemedelskollen e arrinë përmes 1177 Ciceroni shëndetësor apo uebsajti organit elektronik shëndetësor.

Nëse nuk ke mundësi përdorimi të Läkemedelskollen, ti mund ta kontaktosh organin elektronik shëndetësor për të kërkuar që një e dhënë në Listën kombëtare të ilaçeve të fshehet. Atëherë të dërgohet një formular në shtëpi për tu plotësuar dhe e dërgon në organin elektronik shëndetësor. Dërgo email në registrator@ehalsomyndigheten.se nëse do ta porositësh formularin. Po ashtu mund të na telefonosh në 0771-766 200.

Të dhënat mund të jenë të fshehura për prindër apo përfaqësues

Personeli shëndetësor që ka autorizim për të përshkruar ilaçe mund të fsheh të dhënat e pacientëve të mitur për arsye sekreti. Këto të dhëna mund të jenë të fshehura për prindërit apo përfaqësuesit e pacientit të mitur:

  • një recetë dhe tërheqjet e mëparshme dhe të ardhshme
  • të gjitha tërheqjet e bëra me recetë letre-

Të dhënat që janë të fshehura për prindërit dhe përfaqësuesin nuk shfaqen në letër të printuar në farmaci nga Lista kombëtare e ilaçeve, pavarisht se kush do ta shoh atë. Kjo vlen edhe për farmacitë elektronike.

Ditari që tregon se kush i ka shikuar të dhënat tuaja

Läkemedelskollen mund të gjesh ditarin e qasjes, se kur, pse, në cilin rol profesional dhe nga ku është parë informacioni për recetat dhe tërheqjet tuja