Pyetje dhe përgjigje

A duhet patjetër të posedoj Vërtetim Covidi për të udhëtuar?

Jo, Vërtetimi Covid nuk është një kusht për të udhëtuar brenda BE-së. Vërtetimi digjital i vaksinimit, që në Suedi quhet Vërtetim Covidi, po zhvillohet për të lehtësuar të udhëtuarit në shtete tjera të BE-së.

Në ubesajtin e Institutit për Shëndet Publik ka informacion për ty që ke plane për të udhëtuar.

Disa shtete kërkojnë një vërtetim që nuk e ke covidin-19 për të hyr në atë shtet. Shtetet e tjera e kërkojnë një vërtetim që shtetasit e tyre të mund kthehen në shtëpi pa pasur nevojë të futen në karantinë. Shtete të ndryshme kërkojnë vërtetime të ndryshme, prandsaj ti duhet të jesh i informuar se cilat rregulla vlejnë në atë shtet ku do të udhëtosh.

Në radhë të parë kërko informacion për udhëtime jashtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Në uebsajtin e ambasadave Sweden Abroad ka informacione rreth rregullave për vende të ndryshme. Aplikacioni i MPJ resklar e bënë të thjesht të keni kontroll për rregullat në destinacionin tuaj.

Kur do të jetë e mundur që të marr Vërtetimin Covid?

Organi Shëndetësor Elektronik planifikon që shërbimi të jetë i hapur më 1 korrik.

Si është procedura për tu pajisur me një Vërtetim Covidi?

Organi Shëndetësor Elektronik e ka përgjegjësinë për shërbimin elektronik Vërtetim Covidi dhe e lëshon vërtetimin e vaksinimit.

Rajonet e kanë përgjegjësinë që vaksinimet e realizuara të raportohen në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit (RKV) pranë Institutit për Shëndet Publik. Duke porositur vërtetim vaksine në shërbimin elektronik Vërtetim Covidi personi kërkon një ekstrakt nga RKV, dhe shërben si bazë për Vërtetimin Covid.

Vërtetimi Covid dërgohet automatikisht tek kutia e juaj digjitale postale. Nëse nuk ke kuti digjitale postale mund të pajisesh më atë këtu. Vërtetimi Covid mund të shkarkohet dhe të printohet.

Çka përmban Vërtetimi Covid? A mund të marr vërtetim testimi apo shërimi në shërbimin elektronik?

Në verzionin e parë të shërbimit elektronik Vërtetim Covidi hyn vetëm një vërtetim se ti je i vaksinuar kunder covid-19.

Është duke u punuar që të përfshihet edhe vërtetimi i testimit negativ për covid-19 ose vërtetimi i shërimit, sipas udhëzimit të BE-së. Me shërim nënkuptohet se mund të dëshmosh se je testuar pozitivisht për covid-19 nga personeli i organeve shëndetësore sëpaku 10 ditë më parë.

Ku do ta tregoj Vërtetimin Covid?

Vërtetimi Covid në mes të tjerash mund të tregohet në kalimet kufitare me rastin e kontrollimit të identitetit. Të keni qasje në Vërtetimin Covid gjatë tërë udhëtimit jashtë.

Mos harro që me kohë para udhëtimit të kontrollosh se çfarë vlen pikërisht për vendin ku ti do të udhëtosh. Shkarkoje aplikacionin UD Resklar për të marr informata aktuale për destinacionin tuaj. Ambasadat po ashtu kanë informacione aktuale në Sweden Abroad.

Çka kam nevojë të bëj për të nxjerr Vërtetimin Covid?

Nga 1 korriku gjendet një vërtetim për vaksinim kundër covid-19 në shërbimin elektronik Vërtetim Covidi. Për të nxjerr një vërtetim digjital covidi ti duhet të vaksinohesh kundër covid-19. Për tu kyçur në shërbimin elektronik ke nevojë për letërnjoftim suedez elektronik.

Nëse të mungon letërnjoftimi elektronik mund të pajisesh me të përmes:

Skaffa e-legitimation | Elegitimation

Edhe ai/ajo që nuk ka letërnjoftim elektronik mund të kërkoj Vërtetim Covid nga 1 korriku. Por kërkohet që të posedosh numër personal suedez dhe natyrisht të jesh vaksinuar.

Nga 1 korriku ti mund të aplikosh pranë Organit Shëndetsor Elektronik – një formular për pëlqim i cili gjendet në uebsajtin e këtij organi. Ty pastaj të dërgohet përmes letrës Vërtetimi Covid në adresën ku je i/e regjistruar. (Nuk mund të aplikohet për Vërtetimim Covid para kësaj date sepse udhëzimi i BE-së vlen nga 1 korriku).

Organi shëndetësor elektronik është duke punuar që në këtë shërbim të hyj edhe një vërtetim që je testuar negativ për covid-19 dhe vërtetim shërimi.

Unë nuk kam letërnjoftim elektronik, si të veproj?

Këtu gjen informacion se si të veprosh: Skaffa e-legitimation | Elegitimation (e-legitimation.se)

Edhe ai/ajo që nuk ka letërnjoftim elektronik mund të kërkoj Vërtetim Covid nga 1 korriku. Por kërkohet që të posedosh numër personal suedez dhe natyrisht të jesh i vaksinuar.

Nga 1 korriku ti mund të aplikosh pranë Organit Shëndetsor Elektronik – një formular për pëlqim i cili gjendet në uebsajtin e këtij organ inga 1 korriku. Ty pastaj të dërgohet përmes letrës Vërtetimi Covid në adresën ku je i/e regjistruar.

(Nuk mund të aplikohet për Vërtetimim Covid para kësaj date sepse udhëzimi i BE-së vlen nga 1 korriku).

Unë nuk mund të përdor letërnjoftim elektronik, si të veproj?

Nëse ti nuk ke mundësi përdorimi të letërnjoftimit elektronik nga 1 korriku mund të porositësh vërtetim vaksinimi nga Organi Shëndetësor Elektronik. Këtë e bënë duke e printuar, plotësuar dhe dërguar një formular tek ky Organ. Pastaj ky organ ta poston vërtetimin e vaksinimit me kohë para se të udhëtosh.

(Nuk mund të aplikohet për Vërtetimim Covid para kësaj date sepse udhëzimi i BE-së vlen nga 1 korriku).

A duhet patjetër te kem kuti digjitale postare për tu pajisur me Vërtetim Covidi?

Jo, nuk është kusht të kesh kuti digjitale postare, për është një mënyrë e lehtë dhe e sigurt dhe shërben si vend ruajtje. Ti po ashtu mund ta shkarkosh dhe të printosh Vërtetimin Covid direkt nga pajisja e juaj teknike që ti e përdor.

A duhet të paguaj për Vërtetim Covidi?

Jo, ky shërbim është falas.

Sa shpejt pas vaksinimit mund t’a nxjerr Vërtetimin Covid?

Vaksinimi duhet sëpari të raportohet pranë Regjistrit Kombëtar të vaksnimit (RKV). Prandaj mund të zgjas deri në 7 ditë pas vaksinimit për të marr Vërtetimin Covid. Shërbimi elektronik Vërtetim Covidi hapet më 1 korrik dhe vërtetimi nuk mund të porositet paraprakisht apo të meret para kësja date.

Vini re se në disa raste mund të pajisesh me Vërtetim Covid para se ky mund të përdoret për hyrje në një vend. Sot ka vende që kërkojnë të kenë kaluar 14 ditë pas dozës së fundit të vaksinës para se të pranohet vërtetimi. Prandaj ke nevojë të kontrollosh se cilat rregulla vlejnë në vendin që e viziton.

Informohu me kohë se çka vlen në destinacionin tuaj, shiko aplikacionin e MPJ-së Resklar dhe uebsajtin e ambasadave Sweden Abroad.

A luan rol se cilën vaksinë e kam marr?

Të gjitha vaksinat kundër covid-19 që jepen në Suedi janë të pranuara për Vërtetim Covidi.

A vlen Vërtetimi Covid nëse i kam marr dy vaksina të ndryshme?

Pasi që të vaksinohesh ti mund të pajisesh me Vërtetim Covidi i cili përmban informacionin për vaksinat e tuja (edhe nëse janë dy të ndryshme).

Sipas udhëzimit të BE-së vërtetimi i vaksinimit u lëshohet të gjithë atyre që vaksinohen kundër covid-19, pavarësisht vaksinës. Shtetet duhet ta pranojnë vërtetimin e vaksinës për vaksina të pranuara nga BE-ja.

Pastaj secili vend i cakton rregullan e veta. Ti duhet që me kohë të informohesh se çfarë vlen në shtetin të cilin do ta vizitosh. Shkarkoje aplikacionin e MPJ Resklar për të marr informacione aktuale për destinacionin tuaj. Ambasadat po ashtu kanë informacione aktuale në Sweden Abroad.

A duhet t’i kem marr dy dozat e vaksinës para se të kërkoj Vërtetimin Covid apo mjafton me një dozë?

Në Vërtetimin Covid shkruan cilën vaksinë dhe sa doza i ke marr. Kur të marrësh dozën e parë ti mund të pajisesh me Vërtetim Covidi.

Rregullat se a ka nevojë për një apo dy doza dallojnë nga shteti në shtet. Shteti që ti e viziton vendos për rregullat e atij shteti. Prandaj ti duhet më kohë para se të udhëtosh të informohesh se çka vlen, shiko aplikacionin e MPJ Resklar dhe uebsajtin e ambasadave Sweden Abroad.

A mjafton me vaksinim apo duhet bërë edhe një PCR-test?

Kja dallon në mes të shteteve. Është shteti që e viziton i cili vendos për rregullat e veta. Prandaj ti duhet më kohë para se të udhëtosh të informohesh se çka vlen, shiko aplikacionin e MPJ Resklar dhe uebsajtin e ambasadave Sweden Abroad.

A ka nevojë fëmija im për Vërtetim Covidi për të udhëtuar?

Qëllimi me Vërtetim Covidi është që të lehtësoj udhëtimet brenda BE-së. Momentalisht nuk ofrohet vaksinim kundër covid-19 për fëmijë prandaj vërtetimi për vaksinim për fëmijë nuk është aktual.

Është duke u punuar që të përfshihet edhe vërtetimi i testimit negativ për covid-19 ose vërtetimi që e ke kaluar sëmundjen në Vërtetimin Covid. Sipas udhëzimit preliminar të BE-së edhe fëmijët mund të pajisen me vërtetim vaksinimi ashtu edhe dy vërtetimet e tjera të ardhshme. Si si do të jetë procedura në Suedi akoma nuk është e qartë.

Mos harro që gjithmonë të informohesh se cilat rregulla vlejnë në vendin që e viziton. MPJ ka informacione aktuale për rregullat në vendet e ndryshme.

A do të vlej Vërtetimi Covid në raste tjera përveç të udhëtuarit, psh. për koncerte, shfaqje teatri apo evente sportive?

Vërtetimi Covid është i përpiluar që të plotësoj kërkesat ndërkombëtare dhe është parashikuar që të lehtësoj udhëtimet jashtë shtetit. Ky mund të tregohet në kalimet kufitare me rastin e kontrollit të identitetit.

Më 27 maj qeveria ka njoftuar se janë duke shikuar nëse ka mundësi që vërtetimi i vaksinimit të përdoret edhe për disa tubime dhe shfaqje publike gjatë një periudhe të kufizuar. Qeveria do të sjell vendimin në mesin e qershorit.

A hyn testi im pozitiv i antitrupave në Vërtetimin Covid?

Testi i antitrupave nuk është i vlefshëm për të marr vërtetim digjital covidi për shërim sipas udhëzimit të BE-së. Vetëm një përgjigje e mëhershme pozitive NAAT- test (PCR) e kryer nga personeli i shëndetësisë apo personeli i trajnuar për testime (jo vet-testimet) do të jetë e vlefshme dhe mund të përdoret në Vërtetimin Covid.

Një vërtetim shërimi do të mund të lëshohet më së shpejti 11 ditë pas një NAAt- test pozitiv (PCR). Ky do të jetë i vlefshëm 180 ditë nga dita e parë e rezultatit të testimit.

A mund të meret Vërtetimi Covid para 1 korrikut?

Organi Shëndetësor Elektronik ka nevojë për një bazë ligjore për të menaxhuar të dhënat personale në vërtetim. Kjo bazë ligjore jepet përmes udhëzimit të BE-së dhe një udhëzimi të ri suedez që hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Suedia tani për tani nuk ka bazë ligjore për të menaxhuar të dhënat personale, para se udhëzimi i BE-së të hyj në fuqi.

Unë e kam marr dozën e parë në një shtet tjetër dhe dozën e dytë do ta marr në Suedi. A mund unë të pajisem me një Vërtetim Covidi valid?

Nëse e merr dozën e dytë në Suedi, operatori i vaksinimit mund ta raportoj vaksinën e dytë si dozë 2 nga 2 (2/2) në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit. Ti mund të marrësh një vërtetim në www.covidbevis.se që dëshmon se je plotësisht i vaksinuar. Është me rëndësi që ta njoftosh operatorin e vaksinimit në Suedi se është doza e dytë në mënyrë që të bëhet raportimi i sakt. Andaj duhet të kesh dokumente të sakta për dozën e parë që janë të lëshuara nga organet kompetente shëndetësore apo shtetrore.

A mund të merret Vërtetimi Covid në një shtet tjetër evropian nëse gjendem atje? A do të munden sistemet e ndryshme të vendeve të këmbejnë informacion me njëra-tjetrën?

Ti do të mund të nxjerrësh vërtetimin në www.covidbevis.se nëse je i vaksinuar në Suedi dhe posedon letërnjoftim elektronik suedez. Nuk do të dërgohen ndonjë e dhënë për vaksina dhe testime në mes të vendeve. Nëse je i vaksinuar apo testuar në një shtet tjetër të BE-së ti duhet të shikosh se si mund të marrësh një vërtetim nga ai shtet.

A vetëm shtetasit suedez mund të marrin Vërtetim Covidi?

Ti duhet të kesh numrin personal suedez, të jesh i vaksinuar në Suedi dhe të kesh një letërnjoftim elektronik suedez për të marr vërtetim digjital covidi në Suedi.

Organi Shëndetsor Elektronik po punon që personat pa letërnjoftim elektronik suedez dhe numër personal suedez të munden të marrin vërtetimin nëse janë të vaksinuar në Suedi.

A mund të marr një Vërtetim Covidi digjital nëse jam shtetas suedez por me banim jashtë shtetit?

Organi Shëndetsor Elektronik nuk e ka marr mandatin për të lëshuar Vërtetim Covidi për vaksina të bëra në vende të tjera.

A je i vaksinuar apo testuar në një shtet tjetër të BE-së (plus Norvegjia, Islanda, Zvicëera dhe Lihtenshtajni) ti duhet të shikosh se si mund të marrësh një vërtetim nga ai shtet.