Illustration av man som sitter vid dator och tittar på covidbevis.se

Vërtetimi Covid (Covidbevis) do të lehtësoj udhëtimet

Vërtetimi Covid digjital i BE-së (më herët Vërtetimi i gjelbër) është një shërbim falas që do të vij s’shpejti, ku ti mund të marrësh një vërtetim se je i vaksinuar kundër covid-19. Vërtetimi Covid hapet më 1 korrik. Më së voni deri në gusht mund të merret edhe vërtetimi për testim negativ për covid-19 dhe shërim përmes shërbimit Vërtetim Covidi (Covidbevis).

Katër hapa për të marr vërtetimin digjital nga 1 korriku

Këtu janë hapat e ndryshëm para se të pajisesh me vërtetim digjital në mobil, kompjuter apo tabletë.

  • Vaksinohu. Brenda shtatë ditësh raportohet vaksinimi në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit.
  • Kyçu me Ietërnjoftim elektronik në www.covidbevis.se (hapet më 1 korrik).
  • Shkarko, printoje apo kurseje vërtetimin e covidit. Vërtetimi dërgohet po ashtu automatikisht në kutin digjitale postale, nëse ke një të tillë.
  • I gatshëm të përdoret. Mos harro të informohesh se cilat rregulla vlejnë në destinacionin tuaj.

Zgjat disa ditë (më së shumti 7 ditë) pas vaksinimit para se të marrësh vërtetimin e vaksinimit. Kjo varet se instuticioni që e ka dhënë vaksinën duhet të arrij t’i evidentoj të dhënat në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit.

Lehtësohet udhëtimi në Evropë

Vërtetimi digjital i covidit do të lehtësoj udhëtimet brenda Evropës gjatë pandemisë së coronës sepse është e hartuar në të njëjtën mënyrë në tërë BE-në.

Me Vërtetimin Covid digjital në mënyrë të thjesht mund të dëshmosh se ti:

  • je vaksinuar kundër covid-19
  • je testuar negativ, ose
  • je shëruar nga covid-19 (dmth. je testuar pozitiv, jo test për antitrupa)

Mos harro se shteti ku udhëton vendos se cilat rregulla vlejnë atje. Është përgjegjësia e juaj të kontrollosh se a i plotëson kushtet për hyrë brenda.

Organi Shëndetësor Elektronik përgjigjet për shërbimin elektronik Vërtetim Covidi dhe e lëshon vërtetimin. Ky organ planifikon që të hap këtë shërbim për Vërtetim Covidi më 1 korrik. Shërbimi elektronik bazohet në udhëzimin e BE-së për vërtetimin covid digjital të BE-së.

Në fillim lëshohet vërtetim vetëm për vaksinim kundër covid-19 në shërbimin Vërtetim Covidi. Brenda 7 ditëve pas vaksinimit duhet të bëhet raportimi për në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit dhe atëherë mund t’a marrësh Vërtetimin Covid.

Ti duhet të kesh letërnjoftim elektronik suedez për tu kyçur në shërbimin elektronik.

Ty që të mungon apo nuk mund të përdorësh letërnjoftimin elektronik dhe do një vërtetim vaksinimi mund të që në vend të vërtetimit elektronik të dërgohet Vërtetimi Covid në shtëpi në adresën tuaj. Formulari për pëlqim do të gjendet në ubesajtin e Organit Shëndetësor Elektronik nga 1 korriku.

Disa shtete e lejojnë hyrjen në to vetëm me një dozë apo injeksion. Ministria e Punëve të Jashtme ka informacion të përditësuar se cilat rregulla vlejnë për hyrje në shtete të ndryshme. Linkun për informacion e gjen më poshtë.

Çka përmban vërtetimi i vaksinimit?

Vërtetimi i ytë i vaksinimit përmban:

  • emrin e plotë dhe datëlindjen, datën e lëshimit,
  • informacion për vaksinën tuaj dhe kur e ke marr atë.
  • një identitet unik i certifikatës

Të dhënat e vaksinimit raportohen në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit (RKV) dhe ruhen pranë Institutit për Shëndet Publik.

Mos harro se vonon disa ditë (maksimum 7 ditë) pas vaksinimit para se të mund të marrësh vërtetimin e vaksinimit. Kjo varet se instuticioni që e ka dhënë vaksinën duhet të arrij t’i evidentoj të dhënat në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit.

Vazhdimësia e zhvillimit të Vërtetimit Covid

Në verzionin e parë të Vërtetimit Covid hyn vetëm një vërtetim se je vaksinuar kundër covid-19. Organi Shëndetësor Elektronik po punon që të përfshihet edhe një vërtetim me testim negativ të covid-19 dhe vërtetim për shërim nga covidi.

Pyetje dhe përgjigje

Pyetje dhe përgjigje